INTERESANTE

Ilirër dhe Epirotët, paralele dhe veçanti

Ilirët dhe epirotët kanë përbërë prej kohësh në historiografinë mo- derne dy komponentë të një binomi, përpjekjet për zgjidhjen e të cilit kanë kërkuar një angazhim shkencor ndërdisiplinor të historianëve, ar- keologëve dhe linguistëve. Në këtë drejtim janë bërë shumë hapa për- para, por mbetet ende për t’u bërë, përderisa opinioni shkencor vazhdon të mos jetë në një emërues të përbashkët për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përmbajtjen dhe veçoritë e zhvillimit historik të tyre.
Pa pasur qëllim të rihapim këtu një diskutim tashmë mjaft të njo- hur mbi raportet brenda këtij binomi dhe veçanërisht mbi ato të për- bërësit të dytë të tij me botën greke, do të ndalemi në disa paralele e veçanti që e karakterizojnë zhvillimin historik të ilirëve dhe epirotëve, duke marrë shkas nga përfaqësimi bashkërisht i qytetërimeve të tyre në një kspozitë arkeologjike aq të përkryer si ajo e Hildeshajmit, në kuadrin e paraqitjes tërësore të qytetërimit të lashtë të truallit të sotëm të shqiptarëve.

Ç’ishin ilirët dhe epirotët dhe si na paraqiten ata në burimet e shkruara antike? Cila ka qenë shtrirja territoriale e tyre?
Ilirët dhe epirotët kanë qenë popullsi antike të përbëra nga fise të ndryshme, që u njohën me këto emërtime vetëm në kohën kur ato arritën të krijonin formacionet e tyre shtetërore më vete në shek. V-IV p.e.sonë. Të përfshirë në mënyrë direkte ose indirekte në ngjarjet e atëhershme të botës mesdhetare, ilirët dhe epirotët i gjejmë të përmenden në mjaft raste, nga autorët antikë. Karakteristikë është fakti se të dyja këto popullsi në sytë e autorëve antikë shiheshin si «barbarë», term ky, in- terpretimi i të cilit ka ngjallur mjaft diskutime. Për t’u vënë në dukje është se cilatdo qofshin interpretimet për domethënien e këtij termi, burimet e shkruara i dallojnë ilirët dhe epirotët nga grekët. Përmbaj- tja themelore e këtij dallimi konsiston në atë që ata flasin një gjuhë të ndryshme nga greqishtja dhe bënin një jetë të organizuar në bazë të normave të ndryshme nga ato që ekzistonin në Greqinë klasike të qytet-shteteve (poliseve). Të dhëna të shumta në këtë drejtim kemi ve- çanërisht për fiset epirote të molosëve, kaonëve dhe thesprotëve.

Dallimin e epirotëve nga grekët e bën veçanërisht të qartë Tukididi në fund të shek. V p.e.sonë, kur përshkruan veprimet ushtarake të Luf- tës së Peloponezit, por një dallim të tillë të tyre, sikurse dhe për rastin e ilirëve, e shohim dhe tek autorë të tjerë antikë si Efori, Pseudo-Skylak- si, Polibi, Straboni etj. Pasazhet e veprave të tyre janë bërë tashmë kaq të njohura sa nuk është nevoja të përmenden një për një. Do të donim vetëm të vinim në dukje se nëse me termin «barbarë grekët do t’i kishin përcaktuar epirotët jo në kuptimin etnik por për sa i përket nivelit kulturor më të ulët në raport me atë të tyre, bëhet i vështirë kuptimi në këtë drejtim i këtij apelacioni, kur ai përdoret edhe për popuj si persët apo egjiptianët, në raport me të cilët helenët e mesit të shek. V nuk e mbanin veten më superiorë. Termi «barbarë në kupti- min kulturor të fjalës vështirë se mund të gjente një përgjigje të këna- qshme gjithashtu në rastin kur nga Tukididi mësojmë se banorët e Argosit të Amfilokisë ishin bilingë. Sipas tij, ata e mësuan greqishten nga ambrakasit, që ishin kolonë korintas, ndërsa banorët e tjerë të Amfi- lokisë për të janë barbarë. Dhe meqë ra fjala për Ambrakinë, e cila ka qenë një nga ngulimet korintase në Epir krahas Anaktorionit dhe Leu- kadës, ngulime greke këto jo të vetmet, sepse të tilla në Epir kemi edhe Buketin, Elatrinë dhe Pandosinë të themeluara nga elejtë, si do duhej kuptuar themelimi i kolonive greke në një territor të banuar nga grekë? Nëse do pranohej, më në fund, se termi «<barbarë në kuptimin e ni- velit të ulët kulturor mund të kishte arsye të përdorej për epirotët për sa kohë që ata nuk kishin hyrë në stadin e përparuar të jetës qytetare të qytet-shteteve greke, të bën përshtypje përdorimi i tij edhe për periudhën pas shek. V p.e.sonë, kur, siç dëshmojnë të dhënat e autorëve antikë si dhe ato arkeologjike, ata hynë gjerësisht në rrugën e këtij zhvillimi. Emërtimi «barbarë në këtë periudhë përdoret edhe për ilirët, tek të cilët, gjithashtu, kishte nisur dhe po ecte përpara procesi i ur- banizimit. Do të reflektonte kjo konstante një inerci tradite apo histo- riani i antikitetit do duhej të kërkonte një shpjegim tjetër për termin në fjalë.

Janë këto një sërë mëdyshjesh, të cilat e kanë shtyrë një pjesë të mirë të opinionit shkencor që termin «barbarë të përdorur nga autorët antikë për epirotët, sikurse dhe për ilirët, ta konsideronin si një për- caktim të dallimit etnik të tyre nga grekët. Për sa i përket shtrirjes territoriale të epirotëve dhe ilirëve, duhet mbajtur parasysh fakti, kur shtrohet për t’u zgjidhur ky problem, se kufijtë midis etnive në kohët antike nuk kanë patur kuptimin e atyre të sotëm, nuk kanë qenë aq hermetikë dhe kanë lëvizur shpesh në varësi të konjukturave politike të kohës. Rasti i fisit ilir të atintanëve që herë përfshihej nga autorët antikë me Molosinë, sipas Tukididit, e herë e gjejmë në kufij të Kaonisë, sipas Polibit, është mjaft shprehës në këtë drejtim.

Tukididi, Efori e Pseudo-Skylaksi si kufi verior të Greqisë dhe kufi jugor të Epirit përcaktojnë gjirin e sotëm të Artës, ku ndeshim kolo- ninë e parë korintase të Ambrakisë, duke i çuar etnitë epirote deri në malet Akrokeraune, në gadishullin e sotëm të Karaburunit në gjirin e Vlorës. Si kufi lindor ka qenë masivi i Pindit, ndërsa si kufi perëndi-mor pjesa e bregdetit Adriatik poshtë gjirit të Vlorës dhe ajo e detit
Jon deri në gjirin e Artës. Për sa u përket ilirëve, gjithnjë sipas autorëve antikë si Herodoti, Pseudo-Skylaksi apo Apiani, ata kane patur si kufi perendimor breg- detin Adriatik, lumenjte Morava dhe Vardar ne lindje, saven e Danubin në veri dhe gjirin e Vlorës ne jug, ku takonin me epirotët.
Me interes është te vinet në dukje se iliret dhe epirotet që dallo- hen nga bota greke, me përcaktimin e tyre si barbare», përveç afrimit territorial, afrojnë midis tyre edhe në shumë drejtime te tjera, gjë që përveç burimeve të shkruara na transmetohet edhe nëpërmjet te dhe- nave të gërmimeve arkeologjike në këto treva.
Cilat janë disa nga paralelet dhe veçantitë midis qytetërimeve të ilirërve dhe epirotëve?

Si paralele të parë do të sillnim unitetin e kulturës materiale të tyre që në epokën e prehistorisë. Këtë e dëshmon veçanërisht kultura tumulare e krahinave epirote, e cila riprodhon tipare krejt të ngjashme me ato të krahinave historikisht të njohura si ilire. Por paralelet më domethënëse i gjejmë veçanërisht në periudhën klasike dhe helenistike në drejtim të zhvillimit të jetës qytetare, shtetërore e politike dhe asaj shoqërore të ilirëve dhe epirotëve.

Për sa i përket zhvillimit të jetës qytetare, duhet vënë në dukje se në Iliri, ashtu si dhe në Epir, fenomeni i urbanizimit është produkt i periudhës helenistike, por ai ka qenë paraprirë në të dy rastet nga një evolucion i gjatë ndryshimesh që i takojnë një faze parakoloniale, rreth viteve 650-625 p.e.sonë, kur kemi të dëshmuara një sërë vendbanimesh të fortifikuara si ato ilire të Margëlliçit, Mashkjezës e Treportit në zonën atintane-amante dhe ato epirote si Butroti e Kalivoja në zonën e Kaonisë. Ato karakterizohen nga sipërfaqe të vogla, por janë të pajisu- ra me një sistem fortifikimi të bazuar në një teknikë të përparuar, që reflektohet në shfaqen për herë të parë të kthesave kënddrejta, të li- njave të thyera në trasenë e murit dhe të hyrjeve me koridor më të thellë se gjerësia e tij.

Gërmimet arkeologjike dëshmojnë se për të arritur në krijimin e fizionomisë së vërtetë të qytetit, procesi i urbanizimit në Iliri dhe në Epir përshkoi një rrugë të gjatë zhvillimi, me dallimin se në Epir ai nisi pak më herët se në Iliri, e kushtëzuar kjo nga faktorë të ndryshëm ekonomikë dhe historiko-gjeografikë. Megjithatë, treguesit kryesorë të këtij procesi si rrugët e formimit të qytetit, konceptet në ndërtimin e sistemeve fortifikuese, format e jetës ekonomike dhe administrative dhe tiparet e kulturës materiale dhe shpirtërore qytetare janë të përngjashëm si në Iliri ashtu dhe në Epir.

Eshtë me interes të vihet në dukje se në periudhën qytetare, me- gjithë praninë e tipareve të përgjithshme helenistike, qytetet ilire dhe epirote në formulimin arkitektonik kanë disa veçori që janë të përbashkë- ta vetëm për ato. Një shfaqje interesante në këtë drejtim përbën kon- cepti i agorasë. Agoraja e Bylisit, p.sh, e gjysmës së dytë të shek. III p.e.sonë është konceptuar si një hapësirë e veçantë në trajtimin urba- nistik të qytetit, njëlloj si në Butrot e Kasope, sipas një ideje të vetme arkitektonike. Në një sipërfaqe prej 4 ha, dy planet e saj lidhen nga vendosja e teatrit dhe e shkallares së stadiumit në një zgjidhje që të kujton menjëherë Dodonën. Në teatrin e Bylisit, sikurse në atë të Do-donës, konstatohet një zgjidhje planimetrike që karakterizohet nga anale- mat e drejta dhe paradoset perpendikulare ndaj tyre. Teatri i Bylisit përbën shembullin më të përpunuar të kësaj skeme, që ndryshon për nga trajtimi i vëllimeve nga teatri kanonik grek. Kjo vihet re veçanë- risht në trajtimin e godinës së skenës që fiton një funksion të ri me portikët për strehimin e publikut.

Për sa i përket organizimit politik, konstatohet se si në formën mo- narkike, ashtu edhe në atë republikane, koinoni përbën gjithnjë bazën e njësive shtetërore në Epir dhe në Iliri, ndryshe nga Greqia që karakte- rizohet nga qytet-shtetet (poliset). Nga burimet e autorëve antikë dhe nga ato mbishkrimore del qartë se qytetet ilire dhe epirote më të zhvi- lluara ishin qendra të formacioneve politike autonome. Në to bashko- heshin disa qytete me territoret e tyre fshatare. Të tilla kanë qenë bashkimet e bylinëve rreth Bylisit, të amantëve rreth Amanties, të kao- nëve rreth Foinikes e të labeatëve rreth Shkodrës. Njohja e disa prej këtyre uniteteve me emërtimin koinon dëshmon se në ndryshim nga poliset greke ku sundonte parimi i sinoikizmit, ato ishin të ndërtuara në bazë të parimit të federimit. Me këtë mënyrë organizimi shpjegohet edhe karakteri i moderuar e kontraktues i mbretërisë në Epir dhe në Iliri, ku ekziston njëfarë ekuilibri midis pushteteve.
Reflektim i kësaj tradite që duhet lidhur ndoshta me fundin e shek. V p.e.sonë, kur, siç dëshmon Tukididi, kaonët qeveriseshin nga dy pro- statë të përvitshëm, janë edhe rastet e dualizmit në hierarkinë e lartë shtetërore në këto treva. Në Epir këtë e shohim në rastin e bashkësun- dimit, ndonëse për një kohë të shkurtër të Pirros me Neoptolemin, ndërsa në Iliri në rastin e Platorit me Gentin. Edhe në fushën e institucioneve Iliria dhe Epiri kanë pika takimi që i dallojnë këto krahina nga ato të Greqisë, gjë që nënkuptohet edhe nga vëmendja që i kushtoi Aristoteli kushtetutës së epirotëve, të cilën, për fat të keq, sot nuk e kemi në duar. Në drejtim të zhvillimit shoqëror, do të kufizohemi vetëm në evi- dentimin e pozitës së veçantë që zë gruaja në shoqërinë epirote dhe në atë ilire, pozitë kjo që përbën një nga tiparet e rëndësishme për përcak- timin e karakterit të një shoqërie si në antikitet ashtu dhe në epokën moderne.

Nga burimet e autorëve antikë dhe veçanërisht nga të dhënat mbi- shkrimore, sidomos nga Butrinti, shoqëria në Epir dhe në Iliri i rezer- vonte gruas një vend të veçantë, krejt të ndryshëm nga vendi që ajo zinte në Greqi. Gruaja mund t’i qeveriste vetë pronat e saj, mund të luante rolin e kryetarit të familjes, pranohej si dëshmitare në doku- mentat e kohës dhe mund të përfitonte edhe të drejtën e politeia-s sikur- se dhe burrat.
Me këtë pozitë të veçantë shpjegohet edhe fakti që gruan në Epir dhe në Iliri e shohim të ngjitet deri në majat më të larta të hierarkisë shtetërore. Në Epir kemi rastet e Olimpisë, gruaja e Filipit II të Maqedo- nisë dhe nëna e Aleksandrit të madh, të vajzës së saj Kleopatrës, e shoqja e Aleksandër Molosit dhe të Deidamesë, përfaqësueses së fundit të dinastisë mbretërore të Ajakidëve, që sundoi në Epir deri në vitin 232 p.e.sonë. Në Iliri kemi rastin e Teutës që u ngjit në fronin mbretëror pas vdekjes së të shoqit, Agronit, në vitin 231 p.e.sonë.

Nga sa parashtruam më sipër në mënyrë të përmbledhur, na duket se ka shumë arsye që të besohet opinioni shkencor që i veçon epirotët nga grekët, sikurse dhe për t’i afruar ata me ilirët. Fenomene të tilla si prania e greqishtes në mbishkrimet apo elementet konstruktive të tipit grek në formulimin urbanistik të qyteteve në Epir, sikurse dhe në Iliri, vështirë se mund të servireshin si prova të njësimit të epirotëve me grekët. Ato përbëjnë një tipar që karakterizon gjithë botën mesdhe- tare të kohës dhe jo një veçori vetëm për botën epirote dhe atë ilire, të cilat, në përpjekjet për të ecur në një hap me botën e përparuar greke reflektuan në mënyrë krijuese arritjet më të mira të saj në fizio- nominë arkitektonike të qyteteve dhe e përdorën greqishten si gjuhë kulture në marëdhëniet zyrtare, diplomatike dhe ato tregtare. Për- dorimi i greqishtes nuk përbën kurrsesi një tregues se ajo ka qenë dhe gjuha e folur e popullsive ilire dhe epirote. Pasazhi i Tukididit mbi amfilokët bilingë dhe ai i Polibit që vë në dukje se njerëzit e Perseut u morën vesh me mbretin ilir Gent me përkthyes në prag të Luftës II maqedone-romake janë dëshmi që marrin një vlerë të veçantë. Nga vetë mbishkrimet del se nëse onomastika e tyre është më tepër greke se ilire, gjë që në rastin e emrave të skllevërve është e provuar se lidhet me një praktikë ripagëzimi të tyre me emra grekë, ndërsa në rastin e shtre- save të pasura ishte një refleks i ndikimit kulturor grek, toponimia si një element më rezistent ndaj ndikimeve kulturore në të gjitha rastet nuk ka të bëjë me gjuhën greke. Duke përfunduar, duam të vëmë në dukje se zgjidhjen e problemit iliro-epirot e kemi konsideruar dhe e konsiderojmë si një çështje shken- core, jashtë çdo paragjykimi, i cili, nën çfarëdo etikete që të paraqitej, nuk do të mundte kurrsesi t’i ndërronte realitetet e sotme, duke marrë si shkas realitete të periudhave antike, kaq të largëta nga ditët tona./usalbanianmediagroup

———

Iliria Année 1989 19-2 pp. 55-64 Faik Drini

Fait partie d’un numéro thématique : Simpoziumi «Ilirët dhe Bota antike» / Der Symposium «Die Illyrer und die antike Welt»

Et

The post Ilirër dhe Epirotët, paralele dhe veçanti first appeared on In For.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *