INTERESANTE

Nga një raport i arqipeshkvit të Prizrenit-Shkupit Dario Bucciarelli O. F. M. nga viti 1872, bëhet e ditur se në Prizren kishte një shkollë katolike e cila kishte 30 nxënës

Jahja Drancolli

Nga një raport i arqipeshkvit të Prizrenit-Shkupit Dario Bucciarelli O. F. M. nga viti 1872, bëhet e ditur se në Prizren kishte një shkollë katolike e cila kishte 30 nxënës. Në atë kohë në qytetin e përmendur funksiononin edhe shkolla serbe dhe turke. Nga ana tjetër, dokumentet austro-hungareze flasin për hapjen e një shkolle katolike në vitin 1889, përkatësisht në vitin 1892, shkollë kjo e cila mësohej në gjuhën shqipe. Shkolla në fjalë materialisht është përkrahur nga perandoria austro-hungareze. Në këtë drejtim, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës fsheh shumë dokumente të zbuluara në arkivat austriake që hedhin dritë mbi fatin e shkollës shqipe jo vetëm në Prizren, por edhe në Pejë, Gjakovë e Janjevë nga fundi i shekullit të 19-të dhe nga shek. fillimi i shekullit të 20-të!

The post Nga një raport i arqipeshkvit të Prizrenit-Shkupit Dario Bucciarelli O. F. M. nga viti 1872, bëhet e ditur se në Prizren kishte një shkollë katolike e cila kishte 30 nxënës first appeared on In For.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *