TË FUNDIT

Gjermania pas zhvillimeve të djeshme në Ohër: T’i përmbahemi asaj që është rënë dakord dhe ta zbatojmë atë

Gjermania pas zhvillimeve të djeshme në Ohër: T’i përmbahemi asaj që është rënë dakord dhe ta zbatojmë atë

Gjermania e ka quajtur lajm të mirë arritjen e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, në takimin e djeshëm 12-orësh, i cili ishte i ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari special për dialogun, Miroslav Lajçak.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, në një postim në Twitter, ka shkruar se tani duhet të zbatohet marrëveshja që është rënë dakord mes dy palëve.

“Urime për këtë përparim, i cili i vendos marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në një bazë të re. Tani ka të bëjë me lidershipin, t’i përmbahemi asaj që është rënë dakord dhe ta zbatojmë atë. Ne qëndrojmë pranë jush që të përmbushet perspektiva juaj evropiane”.

Kosova dhe Serbia u pajtuan më 18 mars, në Ohër, që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *