TË FUNDIT

“Thuaji JO drogës”/ Rrëfimi ekskluziv i Klajdit, përdoruesi i heroinës për 20 vite që u kthye në bashkëpunëtor të policisë: O do pastrohet vendi, o s’ka!

Klajdi: Kokaina në të gjithë Tiranën. Po thashë gjithë Tiranën, dmth duke filluar nga Astiri, Kombinat, Bllok, Tiranë të Re, në…. Unë kam parë , kam rastisur që pinë kokainë me bidon dhe ata që mbledhin kanace . Dhe kjo është një absurd. Kjo është një cmenduri. Të pi një njeri që ska bukë të hajë kokainë, është cmenduri. Diku e pinin vipat , tani e pinë cdo ..

Anila Hoxha: Je duke thënë për krapin?

Klajdi: Për krapin. Kraku , kokainë është, por që pihet . Kur e zien i heq komplet papastërtitë dhe pi vetëm ajkën.

Anila Hoxha: E di familja që përdorje drogë?

Klajdi: Po, po e di . Gjithmonë e ka ditur në fillim. Unë faktikisht tani kam disa kohë që nuk përdor më .

Anila Hoxha: Sa herë ke tentuar ta lësh drogën?

Klajdi: Unë ato herë që kam tentuar e kam lënë të them të drejtën. Po problem është që e kam lënë 2- 3 vjet deri 4 vjet por problemi është mbasi asaj periudhe e kam rifilluar prapë.Ky është problem. Jam shtruar tek Zihni Sula.

Anila Hoxha: Sa kohë je shtruar?

Klajdi: Vajta kohë që nuk kam qenë më tek ai.

Anila Hoxha: Sa qëndrove aty ?

Klajdi: Herën e fundit , 2 javë. Pak muaj kam që e kam lënë.

Anila Hoxha: Cfarë të bën më shumë përshtypje përsa i takon përdorimit të drogës në Shqipëri dhe shpërndarjes?

Klajdi: Që njerëzit nuk i tremben më ligjit. Bëjnë blerje fiktive nga burime të sigurta në bashkëpunim me prokurorinë , të autorizuara ,që normalisht edhe nga prokuroria.Ti ke mbaruar edhe si shpërndarës. Je për burg. Dhe sikur kur të vijë dita që do arrestohesh dhe të mos të të gjejnë gjë me vete, ti ke mbaruar. Shumica e përdoruesve nuk e kanë qejf ta përdorin drogën , kanë ngecur. Do të të tregoj një sekret. Ka qenë një periudhë e imja , nuk dija ku ta blija e kisha lënë faktikisht nuk e pija, nuk dija ku ta blija sepse nuk kisha njohje ngaqë kisha ardhur nga jashtë. Mbas 4 vjetësh dhe thashë shyqyr që nuk njoh njeri. Isha një moment i qetë. Rastësisht më del përpara një i njohur . Kisha vite. Që pasi më doli ai, u fika. U preva. Sepse e dija që do më fuste në lojë prapë.

Anila Hoxha: Si ua shpërndaje drogën ?

Klajdi: E shpërndaja, nuk pyesja. E shpërndaja vetë me makinë. Qe dicka që e zgjodha vetë ta bëja me dëshirë .

Anila Hoxha: Sa shpërndaje dhe cfarë drogë shpërndaje?

Klajdi: Të dyja i shpërndaja unë. Edhe kokainën dhe heroinën.

Anila Hoxha: Të vinte keq për ata që…?

Klajdi: Unë helmoja edhe veten time . Kur smë vinte keq për veten time. Është një pyetje retorike . Dihet se kush është përdorues .

Anila Hoxha: Si dihet ?

Klajdi: Dihet, se njihen. Po zë një shembull. Unë jam shpërndarës. Unë njoh 5 veta që janë klientë të mi. Këta të 5 secili nga këta më sjell 2-3 klientë të tjerë të rinj. Këta 2-3 të tjerë sjellin nga 2-3 të tjerë .

Anila Hoxha: Një metastazë e madhe.

Klajdi: Po , zinxhir. Kështu funksionon.

Anila Hoxha: Si të arrestuan?

Klajdi: Këtë dua të them unë. Kur shteti do, të fik. Nuk të lë . Nuk më kapën asnjë gjë mua. Thjesht kapnin atë që vinte të blinte tek mua dhe ai hidhte firmën. Me 3 firma unë mbeta në burg. Bëra 4 vjet burg. Mua smë kapën asnjë gjë në shtëpi.

Anila Hoxha: Ka shpërndarës të mitur në fushën e drogës?

Klajdi: Të mitur jo. Unë nuk njoh , të them të drejtën. Mund të ketë. Nuk ia kam idenë.

Anila Hoxha: Po përdorues të mitur ?

Klajdi: Ka plot, sa të duash. Është fushata ime . Jam një me policinë.

Anila Hoxha: E ke nisur ?

Klajdi: Po ,e kam nisur.

Anila Hoxha: Je bërë partner me policinë apo je bërë ndihmësi i tyre ?

Klajdi: Partner jam.

Anila Hoxha: Në cfarë kuptimi?

Klajdi: Në kuptimin që e kam personale tani. O do pastrohet vendi o ska.

Anila Hoxha: Cili ka qenë momenti më i vështirë që ti e ke parë veten keq nga ana shëndetësore?

Klajdi: Edhe rrufën tani prandaj e kam . Vetëm me hundë, ngaqë spi. Vajta kohë që nuk pi . Më ka ngelur pak. Duam kohë të marrim veten ne, tani.

Anila Hoxha: Familja çfarë thotë ? Të mbështesin?

Klajdi: Më mbështesin por ata nuk e dinë që unë e rifillova dhe jam në lënie tani. Unë i kam provuar të dyja periudhat. Me vite kohë. Periudha të gjata , 4 vite pa përdorur drogë dhe 4 vjet duke përdorur drogë. 4 vjet që kam përdorur drogë , nuk je I ndërgjegjshëm. Se ke idenë se cfarë bëhet. Të ikën dita vetëm me drogë. Nuk shijon asnjë gjë. As familje, as shoqëri. As restorante, as të shkosh të pish një gotë me familjen, a me shokët . Asnjë gjë. Është një jetë…Të ikën jeta kot . Në ankth, në stres, për të gjetur dozën, për të blerë dozën.

Anila Hoxha: Faleminderit shumë Klajdi.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *