TË FUNDIT

Pesë orë nga fillimi i takimit, zero transparencë – asnjë informacion rreth asaj çka po ndodh brenda ‘Vilës së Titos’

Pesë orë nga fillimi i takimit, zero transparencë – asnjë informacion rreth asaj çka po ndodh brenda ‘Vilës së Titos’

Ka filluar në ora 15:15 dhe tashmë janë bërë saktësisht pesë orë të plota nga takimi Kurti – Vuçiq.

Në të kaluarën, takimet e nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nuk kanë zgjatur më shumë se një orë, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, duket se çështja po bëhet gjithnjë e më serioze, ndërsa premisat shtohen kur kemi të bëjmë me faktin se deri më tani nuk dihet asgjë.

Krejt çka dihet është se nga këto pesë orë bisedime, një ka qenë pauzë.

Ekipi i lajmi.net është në vendngjarje dhe po do t’ju raportojë në kohë reale për çdo risi eventuale.

Më poshtë ndërkaq keni video-xhirimin e orës 19:15 e të publikuar para pak çastesh në platformat tona sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *