TË FUNDIT

Borrell bën të qartë: Për dialogun bashkëpunojmë jashtëzakonisht mirë me SHBA-të

Borrell bën të qartë: Për dialogun bashkëpunojmë jashtëzakonisht mirë me SHBA-të

Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian bashkëpunon ngushtë dhe mirë me SHBA-në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Borrelll ka thënë se bashkëpunimi BE-SHBA është shumë efikas, ashtu siç ishte në rastin e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë, shkruan lajmi.net.

Ai madje thotë, se ky bashkëpunim dhe mirëkuptim, është humë i rëndësishëm për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne mund ta bëjmë këtë së bashku me SHBA-në, pse jo. Ne bashkëpunojmë jashtëzakonisht mirë me SHBA-në në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë shumë efikase, ashtu ishte edhe në rastin e Maqedonisë. Këtë mund ta bëjmë edhe në rastin e Malit të Zi, por tani po punohet për koordinim që përfshinë luftën kundër dezinformatave. Nuk ka ende ndërmjetësim të përbashkët mes SHBA-së dhe BE-së. Të shfrytëzoj këtë mundësi të përmendi sa i rëndësishëm është ky bashkëpunim në tentim për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Borrell. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *