TË FUNDIT

Escobar: Jemi të fokusuar te finalizimi i marrëveshjes, jo te nënshkrimi

Escobar: Jemi të fokusuar te finalizimi i marrëveshjes, jo te nënshkrimi

Zëvendës-Ndihmësi Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, ka folur sërish rreth negociatave Kosovë – Serbi.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Escobar ka thënë se sa i përket takimit të Ohërit, nuk po punojnë për të pasur nënshkrim, përcjell lajmi.net.

Ai ka ripërsëritur faktin se po punojnë pambarim për një finalizim të marrëveshjes dhe asapak atë për të nënshkruar diçka.

“Pritja jonë më e madhe sot është për finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes për normalizim [të marrëdhënieve]. Kjo Marrëveshje për normalizim krijon marrëdhënie paqësore, miqësore dhe të parashikueshme mes Serbisë dhe Kosovës. Por, po ashtu, ua hap dyert të dyja vendeve për të ecur më shpejt drejt strukturave euro-atlantike”.

Sipas tij, gjendja aktuale në kontinentin e vjetër përballet me rreziqe të mëdha, madje më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore, andaj një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, është e domosdoshme.

“Jemi duke funksionuar nën hijen e një prej rreziqeve më të mëdha për sigurinë e kontinentit evropian që prej Luftës së Dytë Botërore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *