TË FUNDIT

Përplasje në Shqipëri pasi një kosovare po emërohet në krye të SHISH, akuza të ashpra nga PD

Përplasje në Shqipëri pasi një kosovare po emërohet në krye të SHISH, akuza të ashpra nga PD

Sekretari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Gazmend Bardhi ka reaguar ndaj propozimitë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për emërimin e Vlora Hysenit si drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar atje.

Ai ka përmendur faktin se Hyseni, është shkarkuar nga kryeministri Kurti e presidentja Osmani nga pozita e zëvendësdrejtores së AKI-së, shkruan lajmi.net.

Bardhi pretendon se shkarkimi i saj është bërë nën dyshimet për “zbulim ose mosruajtje të informatave të klasifikuara”.

“Presidenti i Republikës është i detyruar të marrë informacionet e plota pranë institucioneve të Republikës së Kosovës mbi arsyet e largimit të saj nga të gjitha pozicionet në shërbimet e inteligjencës së Republikës së Kosovës. Për këtë Presidenti i Republikës ka detyrimin të bëjë transparencë për opinionin publik dhe të informoj edhe Kuvendin e Shqipërisë mbi çdo informacion që do të sigurojë”, ka shkruar Bardhi.

Postimi i plotë i Bardhit:

Edi Rama ka njoftuar se ka propozuar Znj. Vlora Hyseni si drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar. Mediat raportojnë se znj. Hyseni është shkarkuar nga shërbimet e inteligjencës në Republikën e Kosovës, me dyshimet për “zbulim ose mosruajtje të informacioneve të klasifikuara”. Këto raportime janë shqetësuese dhe ngrenë dyshime mbi integritetin e znj. Hyseni.

Presidenti i Republikës është i detyruar të marrë informacionet e plota pranë institucioneve të Republikës së Kosovës mbi arsyet e largimit të saj nga të gjitha pozicionet në shërbimet e inteligjencës së Republikës së Kosovës. Për këtë Presidenti i Republikës ka detyrimin të bëjë transparencë për opinionin publik dhe të informoj edhe Kuvendin e Shqipërisë mbi çdo informacion që do të sigurojë.

Siguria kombëtare e Shqipërisë është ngushtësisht e lidhur me sigurinë kombëtare të Kosovës. SHIK nuk mund të jetë kurrë institucion nën kontrollin personal të Edi Ramës, me përzgjedhje personale të tij dhe pa asnjë argument që siguron pavarësinë e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ushtrimin prej tij me profesionalizëm e paanësi të misionit të mbrojtjes së sigurisë kombëtare. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *