POLITIKATË FUNDIT

Qoku: BDI-së i është “kallë data”, është në hall të madh

Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Kurti, i cili do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, në intervistë për Alsat tha se BDI-së i ka hyrë frika nga humbja në këto zgjedhje. Ai madje akuzoi Artan Grubin për propagandë dhe agjitacion

“Duket sheshit se BDI-ja kësaj radhe është trembur shumë, i është kallë data thuhet një frazë në Shqipëri. Pra ka frikë shumë, është në hall të madh deri në atë hall saqë dëgjoj oferta që i bëhen ASH-së, me 8-9 deputetë, më shumë ministra, kjo tregon një lloj sikleti të madh të BDI-së që nuk e kishte në 2020, e habitshme.

“Ndërhyrja” e Vetëvendosjes në 2020 ishte e jashtëzakonshme, unë nuk e di a do të jetë në këto zgjedhje, por atëherë nuk u shqetësua shumë, nuk bëri zë, partitë maqedonase fare. Kishte një lloj komoditeti, një lloj rehatie por tani jo, tani ata kanë frikë, janë çuar peshë bëjnë alarm të paqenë, e kanë ndez motorin e propagandës që e kanë shumë të fuqishme, bëjnë tituj dhe lajme të paqena sikur demanton Kurti atë, demanton këtë, nuk e mbështetë atë. Këta janë thjesht të një mekinerie të specializuar për propagandë dhe agjitacion.

Mos të harrojmë një gjë, flitet që zv.kryeministri deri dje menaxhon, administron mbi 10 portale, ka në dorë televizione, çon lajme. Është e pabesushme për një zv.kryeministër athua ti ky vetëm këtë punë bën apo bën edhe ndonjë punë të hajrit në Qeveri, apo bën vetëm lajme propagandë. Këto natyrisht, e gjithë kjo propagandë është si rezultat i frikës që u ka hyrë këtyre. Për herë të parë, lideri i paprekshëm ai me aureolën e një patrioti, për herë të parë komprometohet, i dalin afera të ndryshme, me nipin me familjarë, me nepotizëm, Soravia, Euroavia dolën plot afera korruptive e nepotike. Për herë të parë bëhet çarja më e madhe që ka pësuar BDI-ja.

Izet Mexhiti një nga figurat kryesore që ka bërë gjithë fushatën e ka menaxhuar, ai është pjesë e opozitës, kanë dalë lista të zeza me plot emra, me plot figura që janë në BDI, figura të fuqishme edhe bashkëpunëtor të BDI-së. Mos të harrojmë bashkëpunëtorë të deridjeshëm të BDI-së ishin Nikolla Gruevski, Mijallkovi, Daka Davitoviq me aferën në Tetovë ku është përfshirë BDI-ja. Pra i gjithë ky hall , e gjithë kjo frikë, i gjithë ky konstalacion që e bën të dobët BDI-në, që mund të mundet, të mposhtet, kjo tani në këtë moment duhet edhe vetëm pak shtyrje që të bëhet një ndryshim kaq i pritshëm që do ti bënte mirë jo vetëm opozitës edhe gjithë shqiptarëve dhe shtetit, por do ti bënte shumë mirë edhe vet partisë në pushtet”, u shpreh Bekim Qoku, Këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *