TË FUNDIT

“Ramush Haradinaj mund të jetë president i ardhshëm i Kosovës – po ia bën argatin Kurtit”

“Ramush Haradinaj mund të jetë president i ardhshëm i Kosovës – po ia bën argatin Kurtit”

Zyrtari i PSD-së, Azdren Shala, ka thënë se Ramush Haradinaj mund të jetë president i ardhshëm i Kosovës.

Shkak, gjithnjë sipas tij është mbështetja e madhe që i pari i Aleancës po ia bën kryeministrit Kurti, përcjell lajmi.net.

Madje, ai paralajmëroi edhe presidenten aktuale, duke thënë se synon të jetë në kolltukun e të parës së vendit edhe për një mandat, porse sipas Shalës, do të ketë kandidat të ri.

“Ajo (Vjosa Osmani) mendon dhe ka një garë, mendon se ka me qenë presidente prapë në të ardhmen, e lyp edhe mandatin e dytë dhe këtë mandatin e dytë kanë dalë kandidatë të ri, që po ia bëjnë argatin Kurtit e që është shumë keq për Kosovën, Ramush Haradinaj.

Ai të marrëveshja e planit franko-gjerman, thoshte e kam parë njohjen zyrtare de fakto, ai kurgjo s’ka parë aty e ka parë vetëm tepihun e kuq që ia pati shtruar dikur Hashim Thaçi.” – ka thënë Shala në Tëvë1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *