TË FUNDIT

Kush e lajmëroi Rifat Jasharin në vitin 1991, i cili erdhi fshehtas nga Gjermania?

Avokati Gazmend Halilaj thotë se sabotimi i Adem Jasharit në luftë duhet të konsiderohet si ‘krim lufte’.

Halilaj përmes një postimi në Facebook, tregon se në vitin 2000 së bashku me Rifat Jasharin, me një shati i cili bishtin e kishte të thyer janë munduar që të rregullojnë varrezat në Prekaz, përcjell Bota Sot.

Sipas tij, aty afër me xhipa të zi janë sillur disa komandantë ‘pa pikë turpi’.

Halilaj në këtë postim ka bërë edhe disa pyetje.

Ai pyet se kush e kishte lajmëruar Rifat Jasharin i cili fshehtas nga Gjermania kishte ardhë në Kosovë, e këtë info e kishte vetëm rrethi i ngushtë?

Tutje ai pyet se, “Kush e lajmëroi edhe mos prezencën e Ademit e Hamzës, në sulmin që iu bë familjes në janar-1998 e që Baci Shaban luftoi thuajse i vetëm”?

Më poshtë shkrimi i plotë:

SABOTIMI I ADEM JASHARIT DUHET TË KONSIDEROHET “KRIM LUFTE”

Viti 2000.

Me Bacin Rifë, me një shati me bisht të thyem u munduam m’i drejtue do dërrasa të varrezave të Bacës Shaban, Hamzës me gjoks të Mic Sokolit etj.

Rreth nesh na e dridhshin tokën zhurmat e xhipave të disa Komandantëve, qe u endshin rreth nesh “pa pikë turpi kuptohet”.

1. Miq, a u dit, kush e lajmëroi Bacin Rifë në natën e 30 dhjetorit 1991, që erdhi fshehtas nga Gjermania, kur këtë info e kishte vetëm një rreth i ngushtë?

2. Kush e lajmëroi edhe mos prezencën e Ademit e Hamzës, në sulmin qe iu bë familjes në janar-1998 e që Baci Shaban luftoi thuajse i vetëm?

3. Kush e sabotoi me armë, duke e lënë me armatim të lehtë ani pse armatimi i rëndë ishte blerë?

4. Kush ishin ata, që natën e 4 marsit-1998, Baci Adem iu tha: hajdeni kush e keni ndërmend se këta hekur/armatim Serbia për mu e ka sjellë?

5. Kush e bleu tokën e mbushur me gjak të ketyre dhe shumë burrave të tjerë, me çmim 1 euro dhe shiti mija herë më shtrenjt.

O miq, gjeneratat e reja duhet ta dinë të vërtetën për gjithëçka që ka ndodhë./Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *