TË FUNDIT

Vuçiq pas takimit me Lajçak: Themelimi i Asociacionit, parakusht për normalizimin e raporteve me Kosovën

Vuçiq pas takimit me Lajçak: Themelimi i Asociacionit, parakusht për normalizimin e raporteve me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka përsëritur qëndrimin e tij në lidhje me Asociacionin.

Ai tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mbetet parakusht për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Kjo është bërë e ditur nga presidenca në Serbi, pas takimit që Vuçiq zhvilloi sot me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Tutje thuhet se Vuçiq i ka theksuar Lajçakut, se ‘Serbia po punon me përgjegjësi dhe është e përkushtuar për të negociuar me qëllim të arritjes së kompromisit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme, të nevojshme për një jetë normale dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, me kushte të përcaktuara qartë’.

Mes tjerash në këtë takim mes tyre, bëhet e ditur të jetë diskutuar në përgjithësi për Planin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *