TË FUNDIT

Komuna e Prishtinës me projekt për largimin e lesonitit

Komuna e Prishtinës me projekt për largimin e lesonitit

Azbesti vazhdon të jetë i pranishëm në çatitë e shumë ndërtesave publike në vendin tonë. Ato pritet të hiqen nga kulmet e kryeqytetit përmes një projekti që po e zhvillon komuna e Prishtinës.

Sipas komunarëve, do të caktohet vendi ku do të grumbullohet ky material, ndërsa njohësit e këtij materiali thonë se duhet të kihet shumë kujdes në asgjësimin e tij.

Kulmet e lesonitit shumë shpejt do të fillojnë të hiqen nga Komuna e Prishtinës. Por, kjo do të mundësohet pas përzgjedhjes së një operatori të specializuar që do ta trajtojë këtë material të rrezikshëm në gjithë Prishtinën.

“Momentin kur fillojmë ndërtimin e qendrës për grumbullim dhe trajtim të materialeve, mbeturinave vëllimore ndërtimore, duhet me pas edhe qendrën e cila e bënë trajtimin dhe grumbullimin e azbestit. Ky është një projekt i cili si Drejtori e Shërbimeve Publike po presim të fillojë gjatë vitit 2023”, ka theksuar për RTK-në, Ilirik Musliu.

Ndër hapësirat e para në të cilat pritet të intervenohet janë ish-hapësirat e AKP-së afër tregut të gjelbër në Prishtinë.

Për profesorin e Fakultetit të Kimisë trajtimi i lesonitit që ka përmbajtje të azbestit duhet të bëhet me shumë kujdes.

“Do të ishte i qëlluar ky projekt i ndërrimit të lesonitit nëse realizohet sepse ne e dimë se ndërtesat e viteve 60, 70 deri në të 80- ta, janë të mbuluar me kësi materiale, të cilat për çdo ditë emetojnë materie kancerogjene me azbestin që çdo ditë na e rrezikon shëndetin tonë. Nuk

është pjesë e imja se në çfarë mase apo në çfarë shkalle, por shkalla e dëmtimit të shëndetit varet nga sasia çfarë është përdor. Pra sa ka sipërfaqe sa ka lesenit”, ka theksuar Fatbardh Gashi, profesor i Kimisë në UP.

Ekspozimi ndaj asbestit sipas një pulmologu është shumë i rrezikshëm në shëndetin e njeriut.

“Një prej problemeve më të mëdha që shkaktohen nga inhalimi i azbestit është fibroza e mushkrive që një farë forme i bënë mushkrit rigjide dhe e pengon njeriun të marrë mjaftueshëm frymë, pra e pengon në frymëmarrje…Por më seriozja janë dy problemet e ekspozimit të azbestit,

është kanceri i mushkërive dhe një lloj i kancerit të cipeve të mushkërive që quhet mezotelioma malinje”, ka thënë Besim Morina, pulmolog.

Lesoniti është një prej materialeve që është përdorur më së shumti jo vetëm në Prishtinë si mbulesë për çatitë e ndërtesave kolektive, shtëpive private dhe lokaleve afariste vitet e mëhershme në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *