TË FUNDIT

Ish-deputetja e LDK-së: Kosova u pajtua t’i jap autonomi Kishës Serbe

Ish-deputetja e LDK-së: Kosova u pajtua t’i jap autonomi Kishës Serbe

Ish-deputetja e LDK-së dhe ish-ambasadorja, Alma Lama, ka kritikuar edhe njëherë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për marrëveshjen e pajtuar në Bruksel me Serbinë.

Në një postim në Facebook, ajo thotë se kjo marrëveshje është pajtim për t’i thënë “PO” autonomisë së serbëve dhe Kishës Serbe, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, kushdo që e mohon këtë, është “mashtrim i opinionit”.

“Edhe deklarimet se jemi te gatshtem te nenshkruajme eshte pjese e propogandes qe me mire me fol pozitivisht per ate te keqe qe ke pranuar sesa me thene qe beme koncesione”, shkruan ajo.

Postimi i plotë i Lamës:

Kosova eshte pajtuar per t’i dhene autonomi serbeve si dhe Kishes Serbe. Deklarimet mohuese jane mashtrim i opinionit. Edhe deklarimet se jemi te gatshtem te nenshkruajme eshte pjese e propogandes qe me mire me fol pozitivisht per ate te keqe qe ke pranuar sesa me thene qe beme koncesione.

Koha do ta provoje se ky eshte nje gabim fatal per fatin e Kosoves, qe nuk e zgjidh problemin me Serbine, perkundrazi, e perkeqeson. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *