TË FUNDIT

Një person në Sllatinë konfrontohet me policët, u nervozua pse e gjobitën në trafik

Një person në Sllatinë konfrontohet me policët, u nervozua pse e gjobitën në trafik

Një person në Sllatinë të Fushë Kosovës dje u nervozua fort me një gjobë që policët i shqiptuan për kundërvajtje në trafik.

Siç bën të ditur policia, i njëjti është arrestuar pasi është ndaluar me veturë dhe i njëjti ka penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *