TË FUNDIT

Këto janë tetë partitë që janë deklaruar se nuk marrin pjesë në zgjedhjet në veri

Këto janë tetë partitë që janë deklaruar se nuk marrin pjesë në zgjedhjet në veri

Deri më tani, tetë parti politike janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Ai për Tëvë1 tregoi cilat parti nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet të cilat do të mbahen më 23 prill të këtij viti.

“Duke filluar nga data 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023. Mund t’ua konfirmoj se deri më tani (10 mars 2023, 15:00) kemi pranuar deklarimet për mospjesëmarrje në zgjedhje nga 8 parti politike Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratska Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Kosovaki Nevi Romani Partia, Partia Demokratike e Unitetit”, tha Elezi.

Megjithëse dje, Lista Serbe ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, një konfirmim të tillë ende nuk e ka KQZ-ja.

Sipas tij, afati i vendosur nga KQZ-ja për partitë politike për të deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje është deri më 13 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *