TË FUNDIT

Krasniqi paralajmëron protesta: Kurti po i bën tradhti Kosovës me Asociacionin

Krasniqi paralajmëron protesta: Kurti po i bën tradhti Kosovës me Asociacionin

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka dalë kundër marrëveshjes që Kurti po “e përqafon”, të propozuar e ideuar nga Bashkimi Evropian.

Ai në një intervistë për lajmi.net, thotë se kryeministri Kurti po synon ta rikthejë Asociacionin, shkruan lajmi.net.

Krasniqi rikujton protestat e Vetëvendosjes kundër kësaj marrëveshjeje, të cilat patën edhe viktima.

“Asociacioni është i keq, sidomos, dhe po ashtu nëse e bën Albin Kurti. Sepse ka pasë këtu rezistencë popullore kundër këtij Asociacioni, këtu qindra mijëra njerëz kanë protestu kundër këtij Asociacioni. Këtu kanë vdekur njerëz në kuadër të qitij procesi kundër Asociacioni. Këtu kanë nënshkru 205 mijë njerëz kundër Asociacionit”, thotë ai.

“Çfarë shembulli po jep Kurti sot? Që ti si popull mundesh mu çu me ba protesta, rezistencë të pakompromis, me bo qindra mijëra njerëz me dalë rrugëve, dhe në fund me dal bash qai politikan me nënshkru. Ky është dëm i madh që i bëhet edhe përpjekjes qytetare në Kosovë”, thotë tutje Krasniqi.

Ai thotë se këto veprime të Kurtit, janë tradhti ndaj qytetarëve të Kosovës.

Krasniqi paralajmëron se PSD do të organizojë protesta kundër kësaj marrëveshjeje.

“Qysh pe ngjallë ti një projek që ka vdekë? Ky është një dëm dhe tradhti e madhe që po e bën Albin Kurti ndaj qytetarëve të Kosovës. PSD ka fillu me rritë intenistetin e aktiviteteve kundër kësaj marrëveshjeje dhe do të kulmojë me protesta me aksione me aktivitete hala më intensive në ditët dhe në muajt në vijim”, thotë Krasniqi. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *