TË FUNDIT

Më 10 mars mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë, në shumën prej 30 milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 10 mars 2023 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2023.

Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet dyvjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 2 vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *