TË FUNDIT

Javën e ardhshme dimër i vërtetë, temperaturat zbresin në -8°C

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror [ASHNA] ka njoftuar se që java e ardhshme të karakterizohet me mot dimëror.

Në një njoftim në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, thuhet se devijimi stratosferik që tashmë ka ndodhur dhe ka afektuar vendet nordike të cilat po përjetojnë temperatura të ulëta deri -43°C, pritet të shtrihet edhe në zonat e Gadishullit Ballkanik.

“Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -08°C, ndërsa ato maksimale deri në -1°C. Erërat e furishme veri – verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar, duke rezultuar me vështirësi në zhvillimin e aktiviteteve normale jetësore të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *