TË FUNDIT

Borrell deklarohet sërish për takimet e sotme: Duhet më shumë punë

Borrell deklarohet sërish për takimet e sotme: Duhet më shumë punë

Pas përfundimit të takimeve në Bruksel, në mes palës kosovare dhe asaj serbe, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Joseph Borrell është deklaruar sërish.

Borrell shkroi se të dyja palët janë pajtuar që të vazhdojnë përpara me planin franko-gjerman, derisa theksoi se sot janë bërë disa përparime, por që duhet ende shumë punë, transmeton lajmi.net.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime të mëtejshme për Propozimin e BE-së – Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Sot kemi bërë disa përparime, por duhet më shumë punë”,shkroi ai.

“Marrëveshja është mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Gjatë muajit mars do të thërras një takim tjetër mes dy liderëve, me qëllim finalizimin e diskutimeve për ankesin e zbatimit, i cili do të drejtojë fazën e zbatimit të marrëveshjes”./Lajmi.net/

President @predsednikrs Vucic and Prime Minister @albinkurti have today agreed that no further discussions are needed on the EU Proposal – the “Agreement on the path to normalisation between Kosovo and Serbia”.

We have made some progress today, but more work is needed. pic.twitter.com/RNe12QDqrF

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 27, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *