TË FUNDIT

Iu pengon edhe vendosja e pengesave, dikush i shkatërron ato në rrugën “Agim Ramadani”

Iu pengon edhe vendosja e pengesave, dikush i shkatërron ato në rrugën “Agim Ramadani”

Komuna e Prishtinës së fundi mori vendim për vendosje të pengesave në shtegun për biçikleta dhe në pjesën e trotuareve, në shumë anë të qytetit.

Por pavarësisht kësaj, qytetarë të papërgjegjshëm kanë vendosur që t’i shkatërrojnë ato.

Në disa fotografi të publikuara së fundi shihet qartë dëmtimi që iu është bërë dhe se si janë demoluar këto pengesa.

Duhet përkujtuar që ndalimi i veturave vend e pavend e në të shumtën e rasteve në trotuare e në hapësirat e biçikletave veçse e vështirëson jetesën në kryeqytet, çdo ditë e më tepër./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *