TË FUNDIT

Lipjan: Arrestohet një person për dhunë në familje, në shtëpi i gjendet një kallashnikov

Lipjan: Arrestohet një person për dhunë në familje, në shtëpi i gjendet një kallashnikov

Arrestohet një person i dyshuar për dhunë në familje, sekuestrohet një armë zjarri

Në kuadër të veprimeve operative që po kryejn zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, mbrëmë nga zyrtarët e stacionit policor të Lipjanit, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i personi të dyshuar për veprën dhunë në familje, është realizuar në fshatin Sllovi të Lipjanit.

Pjesë e intervenimit në rast ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë ku janë gjetur dhe sekuestruar:

– një armë zjarri AK-47

– tre karikatorë dhe

– 94 fishekë.

Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *