TË FUNDIT

Konflikti tek “Kafet e Rakisë”, viktima u ther me thikë në kokë

Konflikti tek “Kafet e Rakisë”, viktima u ther me thikë në kokë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për therjen e mbrëmshme me thikë në vendin e njohur si “Te kafet e rakisë” në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh, policia thotë se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime në pjesën e kokës (dyshohet me mjet te mprehtë).

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim te prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa njëri nga të dyshuarit lirohet në procedure të rregullt dhe ndaj tij iniciohet rasti pjesëmarrje ne rrahje. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *