TË FUNDIT

Pamje nga aksidenti i rëndë ku vdiqën katër persona në rrugën Ferizaj-Shtime

Pamje nga aksidenti i rëndë ku vdiqën katër persona në rrugën Ferizaj-Shtime

Katër persona kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti ku janë përfshirë tri vetura me targa vendore.

Në aksidentin që ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime, tashmë kanë arritur edhe ekipet e emergjencës, policisë dhe zjarrfikësve.

Lexues të lajmi.net kanë dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, teksa zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se kanë nisur hetimet rreth rastit.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *