TË FUNDIT

Katër persona të vdekur nga një aksident i rëndë në rrugën Ferizaj-Shtime

Katër persona të vdekur nga një aksident i rëndë në rrugën Ferizaj-Shtime

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime, më saktësisht në dalje të Shtimes.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka deklaruar se në aksident janë përfshirë tri vetura me targa vendore.

““Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli.

Ai ka bërë të ditur se ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet relevante të policisë kanë nisur hetimet për rastin. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *