ROZË

Fifi e konfirmon se është shtatzënë

Këngëtarja e njohur, Fifi ka zbuluar surprizën më të re të saj, ndërsa ka konfirmuar publikisht se është shtatzënë.Fifi, emri i vërtetë i të cilës është Filloreta Raçi lajmin e ka dhënë në skenën e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ku ajo ka konkurruar me këngën “Stop”.

“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe është se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti e bekoftë të gjitha mamatë”, ka deklaruar Fifi në skenën e Pallatit të Kongreseve.
“Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, ka shtuar ajo.

Artistja e hitit “Diell” tash e një kohë është në lidhje me sipërmarrësin, Adis Patushi

Original Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *