SPORTITË FUNDIT

Misteri i serbo-boshnjakes , të cilën Ronaldo e ndjek dhe pëlqen në Instagram

Ajo është njëra prej modeleve serbe, fotot e së cilës i pëlqejnë Ronaldos.

Cristiano Ronaldo ndiqet në Instagram nga mbi 500 milionë njerëz, ndërsa në të njëjtën mënyrë ai ndjek vetëm 500 njerëz, e këtu hynë edhe Ivana Macanović, sportiste serbe nga Banja Luka.

Ivana dhe Cristiano janë ambasadorë të një marke të njohur sportive, ndonëse “njohja” e tyre në Instagram ka nisur shumë përpara kësaj.

Në një rast, disa vite më parë, Ivana foli se si e gjeti Ronaldo.

“Në një garë në Zagreb kam takuar shumë sportistë dhe njëri prej tyre ishte Asafa Powell, me të cilin të gjithë u shoqëruam dhe bëmë foto në pistë. E vendosa foton në Instagram dhe mendoj se Asafa është miku i Ronaldos, i cili ndoshta i ka thënë Ronaldos për mua. Ka mundësi që Asafa më ka pëlqyer dhe kështu ka nisur gjithçka”, qeshi Ivana teksa fliste për Avaz.

Ajo nuk e vuri re menjëherë kërkesën e Ronaldos në Instagram dhe më pas papritur mori shumë ndjekës dhe njoftime.

“Sigurisht, u befasova sepse nuk mund ta kuptoja pse jam nga kaq shumë vajza në planet që ai i pëlqen. E kam bërë të qartë edhe atëherë që kam të dashur dhe kjo është e gjithë historia”, shtoi Ivana.

Ronaldo e ndoqi Ivanën në Instagram në vitin 2016 dhe më pas popullariteti i saj u rrit brenda natës, ndërsa sot ndiqet nga mbi 130 mijë njerëz në këtë rrjet social.

Përveç Ivanës, Ronaldo ndjek edhe një serb – Novak Gjokovic, kurse nga Ballkani ai ndjek Luka Modrić dhe serbin nga Kosova, basketbollistin Luka Donçiq.

Meqë ra fjala, Ivana përfaqëson klubin e atletikës AK Banja Luka, si dhe garon edhe për kombëtaren e Bosnje dhe Hercegovinës në disiplinat 100 dhe 200 metra. /GazetaExpress/

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Sport

Interi interesohet për Hazardin


Sport

PSG gati të bëjë çmenduri për Rashfordin – i ofron 850 mijë euro në javë


Sport

Kroacia – Argjentina, statisika në ndeshjet direkte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *