POLITIKATË FUNDIT

Kush është Dejona Mihali? Mirena: Deputetët që kanë dalë nga VV më kanë treguar diçka

Analisti Ilir Mirena tha në Pressing në T7 që Dejona Mihali gjatë mbledhjeve të Lëvizjes Vetëvendosje iu shkruan deputetëve se çfarë qëndrimi me mbajtë ata, këtë tha se ia kanë thënë deputetët që janë dalë nga kjo parti.

Sipas tij, kjo punë është misterioze.

“Mua më kanë tregu deputetët që kanë dalë nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë kësaj legjislature, dmth kur mbahen mbledhjet në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ajo e din saktësisht Dejona Mihali çka po flitet aty. Gjatë mbledhjeve në GP brenda VV-së ju shkruan çfarë qëndrimi me mbajtë pse po e kundërshton ti pse po e bën ti këtë”, tha Mirena në Pressing, transmeton Express.

“Për mua është misterioze kush është ky person, pse ka ardhë në Kosovë, pse e ka marrë shtetësinë e Kosovës, ajo në një kohë ka qenë non grata në Kosovë dhe qysh arriti me marrë shtetësinë me kësi shpejtësie”, tha ai.

“Mendoj që me kanë diçka shumë hajrit kjo e kish ndalë PS-ja në Shqipëri ose PD-ja ose partia e Ilir Metës, e s’na kish ra hise me ardhë këtu e me ndiku në krejt parlamentin e Kosovës dhe Qeverinë e Kosovës”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *