POLITIKATË FUNDIT

Urgjentisht duhet të adaptohemi me standardet e BE-së dhe NATO-s për siguri kibernetike, tha Grkovska

Foto nga trajnimi
Foto nga trajnimi

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Sllavica Grkovska sot bashkë me Akademinë e-Governance nga Estonia organizoi trajnim për kontrollim të kapaciteteve tona për menaxhim me krizat lidhur me sulmet kibernetike, njofton Portalb.mk.

“Ky është trajnim i cili do të na ndihmojë të gjithëve që ta avancojmë vetëdijen për nevojën e vendosjes së sistemit i cili do ta ngrit sigurinë kibernetike të institucioneve tona dhe do të ndihmojë që t’i definojmë rolet, përgjegjësitë dhe mekanizmat për koordinim mes organizatave relevante – në rast të sulmeve kibernetike. Sulmet kibernetike gjithnjë e më shumë paraqesin realitet në vendin tonë, numri i të njëjtave për fat të keq po rritet, veçmas pas anëtarësimit në NATO dhe siç po afrohemi drejt hyrjes në Bashkimin Evropian. E gjithë kjo, është urgjente dhe roli ynë, është që shpejtë të adaptohemi me standardet e BE-së dhe NATO-s për siguri kibernetike dhe të ndërtojmë infrastrukturë dhe protokolle moderne, të cilat në të ardhmen do të na ndihmojnë nga sulmet, që t’i mbrojmë sistemet tona dhe qytetarët tanë”, tha Grkovska.

Në trajnim morën pjesë përfaqësues të sektorit TI-së nga të gjithë ministritë, Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, por edhe nga Agjencia për Komunikime Elektronike.

Më 6 dhe 7 dhjetor në Shkup u mbajt edicioni i 18-të të konferencës dyditore ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” me temë “Rezistenca kibernetike për liri dhe siguri”. Në panelin Siguria kibernetike dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor u theksua se duhet të kemi qytetarë të arsimuar dhe edukuar me njohuri dhe shkathtësi për t’u përballur me sfidat e sigurisë kibernetike, ndërkaq shteti duhet të jetë efikas dhe të garantojë legjislativ përkatës.

Ministritë e RMV-së, periudhën e kaluar kanë qenë cak të sulmeve kibernetike.

Ekspertët e fushës së informatikës dhe të komunikimit pas sulmeve kibernetike ndaj faqes zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut theksuan se nevoja për mbrojtjen e shtetit nga sulmet kibernetike është po aq e madhe sa edhe mbrojtja fizike përmes ushtrisë dhe policisë.

Sulmet kibernetike ndaj institucioneve të Maqedonisë së Veriut kanë ndodhur edhe vitin 2021 kur është sulmuar faqja e internetit e Entit Shtetëror të Statistikave. Në shënjestër të sulmit ka qenë sistemi i regjistrimit të popullsisë.

Në vitin 2020 ishte sulmuar faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që kishte shkaktuar probleme në përpunimin e të dhënave të votimit nga zgjedhjet parlamentare.

S. B. Send an email 16:20, 12-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *