Tottenham dëshiron të rinovojë me Conte
Antonio Conte pritet të vazhdojë bashkëpunimin me Tottenham Hotspur.
Sipas ‘The Athletic’, këtë javë do të ketë një takim mes agjentit të Conte dhe Tottenham, pasi skuadra angleze dëshiron të vazhdojë të llogarisë te trajneri italian edhe përtej verës së ardhshme.
Ekipi londinez e konsideron atë thelbësor për projektin e tij, por Conte dëshiron të ketë të gjithë yjet për të vazhduar në krye të Tottenham sezonin e ardhshëm.
Italiani ka kontratë me anglezët deri në vitin 2023, mbetet të shihet se për sa vite do të zgjasë bashkëpunimin me klubin.