Ndërkombëtarët “shuplakë” Vuçiqit dhe kundërshtarëve të Albin Kurtit brenda Kosovës!
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po kërkon që Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu, e për çudi, mendim të njëjtë kanë dhënë edhe disa shqiptarë në Kosovë. Për t’u rritur akoma çudia, këta nuk u dëgjuan duke bë thirrje për largimin e barikadave dhe kapjen e kriminelëve serbë, kur dihet se veriu është mbushur me të tillë, por vazhduan me kritikat e tyre të zakoshme, e ditore që i kanë!
Madje nuk ishin të zëshëm pas pas kërcënimve të Vuçiqit me luftë. As kur ai po kërkon që të fut ushtrinë në Kosovë. As pas kërkesës së tij që do t’ia bëjë ndërkombëtarëve që kjo të ndodh këtë javë.
Ka vite të tëra që kam shkruajtur, se atje po sjellin kriminelë nga burgjet serbe, të cilët janë të gatshëm për trazia në veri, por nga institucionet e Kosovës, dhe këta kritikuesit e tanishëm të pushtetit nuk është dëgjuar asnjë fjalë për ta.
Pas ardhjes së Kurtit në pushtet, me aksionet policore që janë ndërmarrë atje, u shpërfaqen kriminelët serbë, por edhe shumë shqiptarë që kanë bashkëpunuar me ta në kontrabandë, dhe jo vetëm. Të paktën që nga 2014-ta kam shkruajtur për veriun, për kriminelët, kontrabandën, lidhjet serbe me politikanët në Kosovë. Ndërsa, sot, kur pushteti po synon që në veri të shtrijë sovranitetin e shtetit, nga Kosova kërkohet që të tërhiqen! Çudi shqiptare!
A kanë menduar se përnjëmend serbët largohen me thirrje nga Kosova, apo i fton Vuçiqi që ta bëjnë një gjë të tillë! Ata me vite të tëra janë paguar nga Vuçiqi, janë trajnuar e armatosur për konflikte të armatosura, që veriun mos ta lëshojnë, mos të ndalin kontrabandën në veri, e nga veriu përmes biznesmenëve, lidhjeve me politikanë kanë dëbërtuar në tërë Kosovën.
Kështu ka ndodhur, dhe akoma po ndodhë, ngase duhet ende punë e madhe për ndalimin e kontrabandës. Kontrabanda vazhdon me ilaçe, me produkte ushqimore.
Jemi dëshmitarë edhe në kohën e taksës 100% ndaj Serbisë, kur në marketet e Kosovës, çmimet ishin të njëjta të prdukteve serbe. Kjo ishte e palogjikshme, ngase në doganë u rritën 100% çmimet, kurse në markete janë shitur me çmimet paraprake që ishin. Madje për çudi, edhe në atë kohë, por edhe sot më shumë shiten produktet serbe se produktet vendore!
Së këndejmi, thirrjeve të kundërshtarëve të Qeverisë, ndërkombëtarët u ranë ‘shuplakë’. Ata po kërkojnë nga Serbia, dhe grupet kriminale që të largojnë barikadat e vendosura. Ndërkombëtarët asnjëherë nuk thanë që Kosova nuk ka të drejtë të shtrijë sovranitetin në veri. Asnjëherë nuk thanë që Kosova nuk ka të drejtë të arrestojë kriminelë serbë. Madje e kanë përkrahur Qeverinë në këtë hap.