POLITIKATË FUNDIT

Maqedonia përfundoi e 14-ta nga 16 pjesëmarrës në Eurovizionin për fëmijë

Eurovizioni për fëmijë 2022, foto: Lara Tërpçeska Facebook
Eurovizioni për fëmijë 2022, foto: Lara Tërpçeska Facebook

Maqedonia e Veriut fitoi vendin e 14-të nga gjithsej 16 pjesëmarrës në përzgjedhjen e sivjetme për këngën më të mirë të Festivalit të Këngës për fëmijë – Eurovision. Me 54 pikë, vendi kishte rezultat më të mirë vetëm se Kazakistani (vendi i 15-të, 47 pikë) dhe Malta (vendi i 16-të, 43 pikë). Serbia (vendi i 13-të, 92 pikë) dhe Shqipëria (vendi i 12-të, 94 pikë) përfunduan në dy pozita mbi Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Përfaqësuesja e Maqedonisë në edicionin e 20-të të sivjetmë të Eurovizionit për fëmijë ishte Lara Tërpçevska, e cila shoqërohej nga Jovan dhe Irina. Autori i këngës me të cilën ata interpretuan “Jetën e kam përpara” është pianisti Simon Tërpçevski, producent Darko Dimitrov, ndërsa tekstin e kanë shkruar Jovan Tërpçeski dhe Lara Tërpçeska.

Performancën e Larës, Jovanit dhe Irinës mund ta shihni në videon e mëposhtme:

Fituesja e këtij viti në Eurovisionin për fëmijë është Franca. Vendin e dytë e fitoi nikoqiri – Armenia, ndërsa vendin e tretë Gjeorgjia.

N. D. Send an email 10:02, 12-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *