Konjufca: Plani franko-gjerman parasheh njohjen e Kosovës, veprimet nga Serbia janë të lidhura me këto zhvillime
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas takimit me homologun e tij në Shkup, Talat Xhaferi, ka thënë se qëllimi i Serbisë, përmes përkrahjes së “grupeve kriminale” në veri të Kosovës, është destabilizimi jo vetëm i Kosovës, por i tërë rajonit.
Konjufca foli edhe për planin franko-gjerman ku tha se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian ia kanë dorëzuar Kosovës dhe Serbisë një plan i cili sipas tij e ka kuptimin e kapitullit të fundit të arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Tutje Konjufca theksoi se plani franko-gjerman parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia, e që sipas tij këto veprimet e fundit që po i bënë Serbia lidhen me proceset politike.
closevolume_off
“Ky plan në bërthamën e vet, në qendër të vet, e ka njohjen de-fakto të Kosovës nga ana e Serbisë. Unë edhe këto veprime tash të fundit që po i bën Serbia, i shoh të lidhura me këto procese politike, sepse qëllimi i këtyre veprimeve që i shohim, është që ta pamundësojnë hapjen e këtij kapitulli përfundimtar”, tha Konjufca.