POLITIKA

“Blick”: Gazetarja që kritikoi Xhakën, nuk lëviz e pashoqëruar

Gazetarja kosovare, Zana Avdiu është detyruar të jetojë nën mbrojtjen e njerëzve të saj të afërt apo të afërmve pas debatit që pati me familjen Xhaka për shkak të kritikave ndaj Granitit për gjestet e tij në ndeshjen me Serbinë.

Sipas gazetës “Blick”, ajo është kërcënuar nga babai dhe vëllai i mesfushorit të Kombëtares së Zvicrës pasi e cilësoi si “vulgar” gjestin e Granitit ndaj pankinës së Serbisë në një moment që kundërshtarët po sulmonin vazhdimisht shqiptarin me shprehje ofenduese.

Ragip Xhaka kritikon Zana Avdiun: Turp, ti nuk je shqiptare. Graniti tregoi se kush i ka dhunuar gratë tona

Zana Avdiu:

“Gjesti i Granitit ishte shumë i ulët, një gjest prej njeriu rruge”.

Ragip Xhaka:

“Përpara së gjithash duhet të njohësh emocionet e një futbollisti. Nëse ajo e cilëson Granitin një njeri rruge, ky është një turp i madh. Femra që shfaqet në atë emision nuk ka asnjë lidhje me sportin, emocionet e lojës apo shqiptarët. Serbët ofenduan mamanë e Granitit, bashkëshorten dhe fëmijët, duke bërë disa herë gjeste të ndryshme madje shpesh herë kanë kënduar këngë duke kërkuar vrasjen e shqiptarëve, ndërsa ajo e cilëson Granitin një djalë rruge.
Familja Xhaka nuk do të dorëzohet kurrë. Gjesti i Granitit nuk kishte as sfond seksist dhe as politik. Graniti është Granit, ai nuk ka për qëllim të ofendojë askënd. Ai kërkoi t’i tregojë se kush i ka dhunuar nënat, motrat dhe vajzat shqiptare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *