Barcelona është afër nënshkrimit të N’Golo Kante
Barcelona kërkon shërbimet e mesfushorit të Chelsea, N`Golo Kante.
Sipas raportimit të ‘Sport’, Barcelona është në bisedime për të nënshkruar me N’Golo Kante në një transferim të lirë verën e ardhshme, përcjell lajmi.net.
Kontrata e Kantes me Chelsean skadon në fund të sezonit në vazhdim dhe lojtari thuhet se ka zhvilluar bisedime me Barcelonën për një lëvizje të mundshme vitin e ardhshëm.
Mbetet të shihet nëse do ndodh lëvizja e tij drejt ‘Camp Nou’.