Franca fiton dramën ndaj Anglisë dhe kalon në gjysmëfinale
Franca e ka mposhtur Anglinë me rezultat 2-1, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Aurelien Tchouameni, në minutën e 17′, teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Anglia e barazoi rezultatin me Harry Kanen, në minutën e 54′. Franca pas disa tentimeve kaloi për herë të dytë në ndeshje në epërsi me Olivier Giroud, i cili shënoi në minutën e 78′.
“Tre Luanët” e kishin një mundësi të artë për ta barazuar prapë rezultatin, por këtë herë Kane nuk ishte i saktë nga penalltia. Tjera raste konkrete nuk kishte dhe ndeshja përfundoi me këtë rezultat.
Franca në gjysmëfinale do të ballafaqohet me Marokun.