Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet ligjore për sistemin tatimor
![Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet](https://i2.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2020/03/Pari-Ilustracija-7.jpg?fit=800%2C533&ssl=1)
Në seancën e 108-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratuan ndryshimet ligjore në lidhje me tatimet, ndryshime që pritet të zbatohen prej 1 janarit të vitit 2023, transmeton Portalb.mk.
“Propozim ndryshim dhe plotësim i ligjit për tatim personal, tatim për vlerën e shtuar dhe tatimin e fitimit”, raportoi Qeveria.
Propozimet për këto ndryshime janë paraqitur nga Ministria e Financave në kuadër të reformave për tatim.
Në këtë seancë u miratuan ndryshimet në Ligjin për tatimin e të ardhurave personale dhe Ligjin për tatimin e vlerës së shtuar, ndryshime në përputhje me Strategjinë për reforma të sistemit të tatimit (2021-2025), miratuar në vitin 2020.
F1 C Send an email 17:36, 09-12-2022