Identifikohet dhe arrestohet personi që goditi me grusht Berishën
Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se personi që ka goditur me grusht kreun e PD-së Sali Berishën, quhet Gentian Shehu, i cili është arrestuar dhe shoqëruar për në Komisariatin Numër 1.
Sjellim në vëmendje se një incident ka shoqëruar në nisje protestën e opozitës.
Teksa kanë qenë duke u nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” së bashku me Ilir Metën, një qytetar ka goditur me grusht kreun e PD-së Sali Berisha. Ky person është neutralizuar menjëherë nga truprojat. Ndërsa kreu i opozitës Berisha ka mbetur i dëmtuar në fytyrë./tvklan.al