TË FUNDIT

Donald Trump pritet të deklarohet i pafajshëm para gjykatës

Donald Trump pritet të deklarohet i pafajshëm para gjykatës

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, po konsultohet me avokatë në Kullën Trump në Nju Jork.

Ai po përgatitet të përballet me akuza penale. Në anën tjetër, avokatët e tij tashmë kanë thënë se ai do të deklarohet i pafajshëm.

Trump do të dalë të martën para një gjykate në Manhatan, për shkak të padisë penale, që ka pasuar hetimet për një pagesë që dyshohet t’ia ketë bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels.

Derisa jashtë gjykatës janë vendosur masa shtesë të sigurisë, dhe autoritetet presin protesta, raporton REL.

Trump, 76-vjeçar, është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me një çështje penale.

Dhjetëra policë dhe oficerë të gjykatës, si dhe agjentë të Shërbimit Sekret pritet ta shoqërojnë Trumpin nëpër rrugët e Nju Jorkut drejt gjykatës në Manhatan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *