POLITIKA

Pas Vuçiqit, edhe Daçiqi e ofendon rëndë kryeministrin e Kosovës: Presidenti ka të drejtë, Kurti është terrorist

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, iu bashkua histerisë së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili e quajti “terrorist” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Ai është terrorist, sepse nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, i gjithë ai formacion është separatist dhe terrorist”, deklaroi Daçiqi, duke iu referuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe funksionit të Kurtit në zyrën e përfaqësuesit politik të UÇK-së, e cila drejtohej nga Adem Demaçi.

Sipas sensit propagandistik të diplomatit serb, Kurti në vitin 1999 u arrestua nga regjimi serb për “veprimtari separatiste dhe terroriste”, kurse e vërteta është se Kurti ishte burgosur dhe malltretuar nga regjimi fashist i Slobodan Millosheviqit për bindjet e tij.

Pas vendimit për ta ngarkuar politikanin serb, Nenad Rashiq, me detyrën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, zyrtarët serbë në Beograd kanë filluar të përçojnë mesazhe urrejtje ndaj kreut të ekzekutivit kosovar.

Gjithashtu, deklarata irridentiste e Daçiqit shkon edhe më tej, kur thotë se me këtë vendim Kurti po përpiqet të përçojë idenë e “Shqipërisë së Madhe”.

“Ai është faktori kryesor i kërcënimit në rajonin tonë. Tani ai i futi serbët e tij në qeveri për të realizuar qëllimet e mëdha shqiptare”, deklaron Daçiqi.

Por janë pikërisht politikanët në Serbi, të cilët viteve të fundit, lansuan politikën ultra-nacionaliste të “botës serbe”.

Në funksion të elaborimit të ideve të sferës private të mendimeve dhe aspiratave të Vuçiqit, si zëdhënës të ideve për të cilat presidenti i tyre s’flet, e kanë komoditetin, që publikisht, t’i hedhin këto akuza dhe ide serbo-madhe, në mënyrë që të çlirojë Vuçiqin nga barra e të dhënit përgjigje për këto ambicie të errëta të Serbisë.

Ndërkaq, arsyeja e shqetësimit të zyrtarëve serbë, sipas ministrit të ri, Nenad Rashiq, ka të bëjë me faktin që ai është “serb autentik i Kosovës” dhe nuk kontrollohet nga Beogradi. /express

Original Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *