POLITIKATË FUNDIT

Аhmeti dhe Thaçi morën nga 6.250 euro për një paraqitje në Kuvend

Avokati Umejr Muhamedi ka kritikuar liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi, për pjesëmarrjen e tyre të rrallë në punimet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, pavarësisht se prej vitesh janë deputetë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Muhamedi pretendon se Ahmeti dhe Thaçi gjatë një viti janë paraqitur vetëm katër herë në Kuvend, ndërsa për këtë periudhë kanë marrë nga 25 mijë euro.

Sipas llogaritjes së avokatit, kjo nënkupton se secili prej tyre ka përfituar nga 6.250 euro për një paraqitje në emër të qytetarëve. Muhamedi rikujton se dy liderët kanë qenë deputetë për 24 vjet dhe u bën thirrje qytetarëve të llogarisin se sa para kanë përfituar gjatë gjithë kësaj periudhe vetëm nga pagat parlamentare, pa përfshirë përfitimet e tjera të mundshme.

“Por në rregull, le të jetë kështu. Kështu vazhdoni të mashtroheni, sepse kur ndonjë i ri shpreh ambicie për t’u bërë deputet apo këshilltar me qëllime të pastra, jo vetëm që nuk e votoni, por edhe e sulmoni pa asnjë arsye. Prandaj, gjithë të mirat për ta dhe Zoti ju ndihmoftë juve”, ka shkruar Muhamedi. Reagimi i tij ka vënë në fokus çështjen e përgjegjësisë së deputetëve dhe angazhimit të tyre në përfaqësimin e qytetarëve në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *