TË FUNDIT

Shasivari: Njëzet e tetë nëntori, simbol i identitetit kombëtar dhe i aspiratës për liri, dinjitet dhe barazi

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, ka përcjellë urimet më të sinqerta për të gjithë shqiptarët, duke theksuar rëndësinë historike dhe kombëtare të kësaj date. Në mesazhin e tij, Shasivari thekson se 28 Nëntori përfaqëson simbolin e identitetit kombëtar, kujtesës historike dhe aspiratës së vazhdueshme për liri, dinjitet dhe barazi. Duke e ndërlidhur këtë festë me përgjegjësinë institucionale, ministri nënvizon se drejtësia, barazia para ligjit, respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe sundimi i së drejtës janë vlera themelore mbi të cilat ndërtohet një shoqëri demokratike. Shasivari thekson gjithashtu se përgjegjësia e përbashkët është ndërtimi i institucioneve që garantojnë barazi, dinjitet dhe respektimin e të drejtave të çdo qytetari, pa dallim. Në fund, ministri ka uruar që kjo festë të sjellë paqe, mirëqenie dhe përparim të përbashkët për të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *