POLITIKATË FUNDIT

Kasami uron 28 Nëntorin: Data që jetojnë përgjithmonë në zemrën e kombit

Kryetari i komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës së Flamurit dhe 28 Nëntorit, duke e cilësuar këtë datë si një nga momentet që nuk mbeten vetëm në histori, por jetojnë përgjithmonë në zemrën e kombit.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Kasami ka vënë në pah respektin dhe përuljen ndaj brezave që sakrifikuan për lirinë, duke nënvizuar se vazhdimi i rrugës së tyre me krenari e përgjegjësi është detyrim për t’u lënë fëmijëve një të ardhme më të ndritur.

“Ka data që nuk shkruhen vetëm në histori, por jetojnë përgjithmonë në zemrën e një kombi. I tillë është 28 Nëntori ynë! Sot përulemi me respekt para brezave që sakrifikuan për lirinë, ndërsa me krenari e përgjegjësi vazhdojmë rrugën e tyre, për t’u lënë fëmijëve tanë një të ardhme më të ndritur”.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e unitetit rreth vlerave kombëtare, duke u shprehur se dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin duhet të mbetet bashkuese pavarësisht kufijve. Në fund, ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për festën e 28 Nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *