TË FUNDIT

Zjarr në një supermarket pranë Odesës – shfaqet momenti kur goditet me dronë iranian

Zjarr në një supermarket pranë Odesës, dyshohet se brenda kishte njerëz.

Një supermarket pranë qytetit ukrainas të Odesës është përfshirë nga zjarri pas një sulmi me dron të tipit Shahed.

Sipas raportimeve fillestare, në momentin e sulmit në objekt mund të kenë qenë shumë njerëz, ndërsa ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për viktima apo persona të lënduar.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrin që ka përfshirë supermarketin pas goditjes.

Deri më tani nuk janë publikuar detaje të plota për shkallën e dëmeve materiale dhe pasojat e sulmit.

Dronët Shahed, të projektuar nga Irani dhe të përdorur gjerësisht nga Rusia në luftën kundër Ukrainës, janë përdorur në sulme të shumta ndaj qyteteve dhe infrastrukturës ukrainase.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *