POLITIKATË FUNDIT

Dhuna nuk ndalet, protestuesit arrijnë të hyjnë në Ministrinë e Financave, thyhen edhe xhamat e KQZ

Protestat në Tiranë kanë vazhduar edhe pas më shumë se 10 orësh, ndërsa situata është shoqëruar me akte dhune dhe dëmtim të objekteve institucionale.

Sipas raportimit të Top Channel, protestuesit kanë arritur të hyjnë në ambientet e Ministrisë së Financave, prej nga kanë nisur të nxjerrin sende dhe orendi.

Ndër objektet që janë nxjerrë nga ndërtesa është edhe një printer.

Ndërkohë, dëmtime janë raportuar edhe në objektin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku janë thyer xhamat.

Protestat kanë vijuar për më shumë se 10 orë, ndërsa veprimet e protestuesve kanë përfshirë dëmtimin e pronës dhe hyrjen në institucione shtetërore.

Situata në kryeqytetin shqiptar mbetet e tensionuar, teksa protestuesit nuk kanë shfaqur shenja të ndalimit të tubimit.

– YouTube www.youtube.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *