Ylli i Real Madridit largohet nga kampi i Francës si pasojë e një tjetër lëndimi
Zinedine Zidane mund të përballet me një tjetër mungesë në Kombëtaren e Francës gjatë këtij pushimi ndërkombëtar, pasi mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, ka pësuar një shqetësim fizik në grumbullimin e skuadrës.
Sipas raportimeve të “L’Equipe”, reprezentuesi francez nuk arriti ta përfundonte stërvitjen e së martës, pasi ndjeu dhimbje në zonën pubike.
Mesfushori do t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e problemit dhe nëse do të jetë në gjendje të vazhdojë qëndrimin me Kombëtaren e Francës.
Kjo është një tjetër goditje e mundshme për Zidane, i cili tashmë ka humbur shërbimet e Pierre Kalulu dhe Marcus Thuram, që janë larguar nga grumbullimi për shkak të lëndimeve.
Nëse edhe Tchouameni detyrohet të tërhiqet, atëherë Franca do të regjistronte mungesën e tretë për shkak të lëndimeve gjatë këtij grumbullimi.
Kujtojmë se mesfushori i Real Madridit kishte munguar edhe në grumbullimin e shtatorit, pasi po rikuperohej nga një lëndim në muskujt aduktorë, të cilin e kishte pësuar gjatë Kupës së Botës për Klube./ Telegrafi/
