POLITIKATË FUNDIT

Xhafer Gashi jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK, shkak mosvotimi për Specialen

Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), përfshirë postin e kryetarit të Degës së LDK-së në Obiliq.

Në një deklaratë, Gashi tha se vendimi vjen pas mosvotimit nga LDK-ja të ligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, që sipas tij ka shkaktuar indinjatë te anëtarësia e degës në Obiliq.

Ai theksoi se qëndrimi i partisë për këtë çështje bie ndesh me ndërgjegjen dhe përgjegjësinë e tij, duke shtuar se nuk mund t’i mbajë pozitat partiake në një situatë të tillë.

Gashi deklaroi se do të vazhdojë t’i shërbejë vendit dhe të qëndrojë pranë qytetarëve, bashkëluftëtarëve dhe familjeve të dëshmorëve.

Të dashur anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Të nderuar qytetarë të Obiliqit dhe të Kosovës,

Së bashku me grupin e asamblistëve të LDK-së ju njoftojmë se;

Ka çaste kur njeriu duhet të ndalet përballë ndërgjegjes së vet dhe të vendosë çfarë do të mbajë me vete: pozitën apo besnikërinë ndaj idealit që ia ka prirë jetës. Sot, për mua, është një çast i tillë.

Mosvotimi nga LDK-ja i ligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ka shkaktuar indinjatë të thellë tek anëtarësia e Degës së LDK-së në Obiliq, përfshirë grupin tonë të asambleistëve. Këtë dhimbje dhe indinjatë e ndaj edhe unë. Si kryetar i Degës, e ndiej për detyrë t’i përgjigjem me qëndrim të qartë dhe me përgjegjësi personale.

Rrugëtimi im për lirinë e Kosovës nisi në vitet e veprimtarisë ilegale, kur fjala për liri thuhej me rrezik dhe dashuria për atdheun sprovohej me përndjekje. Ideali që mishëronin Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia mbetet i gjallë në ndërgjegjen time. Emrat e tyre na kujtojnë çmimin që paguan njerëzit tanë që Kosova të mund të merrte frymë e lirë.

Në luftë, pranë ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, dhe më pas si pjesëtar i Komandës së Përparuar, Grupit Operativ III dhe Brigadës 138 “Agim Ramadani”, bashkë me Rrustem Berishën, Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Anton Qunin, Xhemajl Fetahajn dhe bashkëluftëtarë të tjerë, përgjegjësia ndaj atdheut mori peshën e jetës. Në ato ditë, kur nuk e dinim nëse do ta shihnim agimin tjetër, besonim se sakrifica jonë do t’u hapte rrugë brezave që do të vinin.

Sot, sa herë shoh të rinjtë e lindur në Kosovën e lirë, kujtoj ata që nuk u kthyen për ta parë këtë ditë. Kujtoj familjet që ende ruajnë një fotografi, një kujtim dhe një mungesë që nuk mbushet. Përballë tyre, çdo pozitë që mbajmë na ngarkon me detyrimin për të qenë të denjë për besimin dhe sakrificën e tyre.

Këtë përgjegjësi jam përpjekur ta mbaj edhe në paqe, gjatë shërbimit institucional dhe viteve të drejtimit të Komunës së Obiliqit. Besimi i qytetarëve më ka dhënë forcë, por edhe më ka kujtuar gjithmonë se detyra publike ka kuptim vetëm kur i shërben vendit dhe njerëzve të tij.

Për mua, mbrojtja e dinjitetit të luftës çlirimtare dhe kërkesa për drejtësi janë përgjegjësi që tejkalojnë kufijtë partiakë. Në një çështje kaq të rëndësishme për Kosovën, përfaqësuesit tanë duhet ta dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe ta ndiejnë peshën e shqetësimit të tyre.

Ky qëndrim nuk e përjashton dhe as e zbeh bindjen dhe besimin tim se drejtësia duhet të ngadhënjejë. Secili duhet të mbajë përgjegjësi personale për veprimet e veta, për të kaluarën dhe për të ardhmen. Përgjegjësia duhet të përcaktohet individualisht, mbi prova dhe në një proces të paanshëm, e jo në një proces ndaj të cilit janë bërë publike aq shumë dyshime të bazuara se është një proces politik, i drejtuar tërësisht kundër UÇK-së dhe vlerave që ajo përfaqëson për lirinë e vendit tonë.

Sot duhet ta vendosim atdheun përpara vetes dhe interesave të ngushta partiake. Nuk mund t’i mbaj pozitat e mia në parti kur qëndrimi i saj për këtë çështje bie ndesh me ndërgjegjen time dhe me përgjegjësinë që ndiej ndaj njerëzve që përfaqësoj. Heshtja ime do të rëndonte më shumë se largimi.

Prandaj, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat e mia në Lidhjen Demokratike të Kosovës:

– Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm;

– Kryetar i Degës së LDK-së në Obiliq.

Këtë vendim e marr personalisht, me vetëdije dhe përgjegjësi të plotë. Secili bashkëpunëtor dhe anëtar i Degës ka të drejtën të vendosë sipas ndërgjegjes së vet.

Falënderoj familjen time, që ka ndarë me mua barrën e mungesave, shqetësimeve dhe sakrificave ndër vite. Mbështetja e saj më ka mbajtur në këmbë në ditët më të vështira dhe më jep forcë edhe sot.

Falënderoj anëtarësinë e Degës së LDK-së në Obiliq, asambleistët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë qytetarët për besimin dhe përkrahjen. Vitet e punës sonë të përbashkët dhe lidhjet njerëzore të ndërtuara gjatë tyre do të mbeten të çmuara për mua.

Me mirënjohje të veçantë u drejtohem qytetarëve që kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta mbështesin këtë kauzë përmes protestave paqësore dhe vigjileve para Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në qëndresën tuaj ka dhimbje, dinjitet dhe besnikëri ndaj kujtesës sonë. Zëri juaj meriton të dëgjohet brenda atyre mureve që sot qëndrojnë në një Kosovë të lirë.

Do të vazhdoj t’i shërbej vendit tim dhe të qëndroj pranë qytetarëve, bashkëluftëtarëve dhe familjeve që mbajnë peshën e sakrificës për liri.

Pozitat mund t’i lëmë. Përgjegjësinë ndaj atdheut e mbajmë gjithë jetën.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) doli me njoftim se ka pranuar informacione dhe dëshmi se në grupe të prindërve në rrjete sociale kanë qarkulluar njoftime për pjesëmarrjen e obligueshme të maturantëve në protestën e…

LDK-ja ka reaguar pasi emrat e deputetëve të saj u vendosën përkrah deputetëve të Listës Serbe, për shkak të qëndrimit të tyre ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen. Nga LDK-ja këtë e kanë cilësuar si…

Analisti politik Hysamedin Feraj ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit, duke kritikuar veprimet e disa veteranëve në emër të Hashim Thaçit. Feraj ka paralajmëruar se veprime të tilla, sipas tij, mund të forcojnë akuzat e ngritura ndaj…

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, po e përdor, siç e quan ai, “kartën e fundit” për ta çuar vendin në zgjedhje. Haradinaj tha se situata aktuale nuk ka të bëjë me bashkëpunim…

Veprimtari Saim Tahiraj ka reaguar ashpër ndaj deputetes së PDK-së, Vlora Çitaku, lidhur me qëndrimin për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale. Tahiraj e ka kritikuar Çitakun për përdorimin e shprehjes “obligim…

Gazetari Vullnet Krasniqi ka reaguar pasi LDK-ja nuk votoi ndryshimet në Ligjin për Specialen. Ai e cilësoi këtë qëndrim si një ripozicionim politik të LDK-së, duke thënë se partia po rikthehet në skenën politike dhe se tashmë…

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka falënderuar qytetarët që po vazhdojnë protestën dhe u ka bërë thirrje të qëndrojnë të bashkuar. “Faleminderit secilit nga ju që po qëndroni në mbrojtje të vlerave,…

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur sot para mediave në protestën që po mbahet para Kuvendit pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e…

Koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ashpër ndaj PDK-së e protestuesve, duke i kritikuar për deklaratat dhe sulmet e fundit ndaj drejtuesve të LVV-së lidhur me çështjen e Gjykatës Speciale. Përmes një…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është ndaluar nga protestuesit teksa po tentonte të largohej nga objekti i Kuvendit të Kosovës. Protestuesit e kanë kthyer sërish brenda Kuvendit, duke bërë të qartë se nuk do…

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kërkuar që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar lidhur me debatet për votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se partia e tij nuk do të ndikohet nga presionet. Përmes…

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka tha se Lëvizja Vetëvendosje, partia që qeveris me vendin, është “ballhapur” përpara temës së Gjykatës Speciale, meqenëse nuk e ka votuar themelimin e saj në vitin…

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës, duke bërë thirrje për votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Çlirim Haziri ka paralajmëruar se protestuesit nuk do t’i lejojnë deputetët të…

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilin e pandehura Jelena Gjukanoviq u dënua me 6 vjet burgim për veprën penale “Spiunazhi”. Aktgjykimi denues nga Themelorja ishte shpallur më 27 prill…

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, u ka bërë thirrje deputetëve të të gjitha partive që të vijnë në Kuvend dhe të bashkohen në mbështetje të UÇK-së dhe ish-pjesëtareve të saj. “I ftoj të…

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, u ka bërë thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të kthehen në Kuvendin e Kosovës dhe të marrin pjesë në votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për…

Kryeministri Albin Kurti është pyetur nga gazetarët, për një takim të mundshëm me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën. Kurti nuk ka dhënë përgjigje lidhur me këtë çështje. Takimi mes Kurtit dhe Hamzës…

Me gjithsej 22 pika të rendit të ditës ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme. Pas kësaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë lëshuar sallën. Por pavarësisht se nga salla u larguan ata nga VV, LDK tani në sallë po…

Pas më shumë se gjashtë orësh, ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës janë duke qëndruar ende në sallën e…

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka folur rreth incidenteve që kanë ndodhur gjatë protestës së sotme para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Gucati tha se protestuesit po gjuajnë nga mllefi. Ai shtoi se janë në pritje…

Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), tha në një konferencë për media se “nuk negociojnë me çështjen e ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës”. Aktualisht pas përfundimit të…

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka zhvilluar takim me u.d. Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Dren Paca pas marrjes së detyrës, me ç’rast i ka uruar punë të mbarë dhe suksese. Në…

Opinionisti Adriatik Dosti ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe protestën për Gjykatën Speciale. Dosti ka kritikuar PDK-në dhe AAK-në, duke i akuzuar për përdorim të protestës dhe çështjes së…

Policia e Kosovës njoftoi se një protestues përreth Kuvendit të Kosovës është shoqëruar për në Stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme, pasi “dyshohet se ka poseduar dhe ka hedhur mjete piroteknike në…

Gjatë ditës së sotme kanë vazhduar protesta në sheshet e Prishtinës për votimin e Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Projektligji u miratua në lexim të parë me 91 vota për, pa asnjë votë…

Situata është tensionuar jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po vazhdon protesta. Në mesin e tensioneve, zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është përballur me protestuesit dhe, sipas pamjeve nga vendi i…

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se presidenti i ri mund të zgjidhet më së largu deri më 6 tetor. Ai ka shtuar se nëse respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi do të shpërndahej dhe më pas do…

Asambleisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Obiliqit, Labinot Mirena, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha strukturat e partisë, pas qëndrimit të grupit parlamentar të LDK-së për projektligjin që parasheh…

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se votimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale përbën një moment historik dhe jetësor për deputetët e Kuvendit të Kosovës. Haradinaj ka thënë se, ndonëse çështja…

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, u ka bërë thirrje qytetarëve që protestat në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t’i zhvillojnë në…

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur edhe për një mandat Vlora Spancën, auditore të Përgjithshme të Kosovës, me mandat pesëvjeçar. Spanca mori votat e 62 deputetëve të mazhorancës, por forma e propozimit të saj u kritikua nga…

Gazetari Jeton Sopa ka reaguar pas sulmit ndaj tij gjatë protestës së sotme pranë Kuvendit të Kosovës. Sopa ka treguar se, derisa po tentonte të ndiqte seancën e Kuvendit, disa protestues e kanë fyer dhe kërcënuar, duke e akuzuar se…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i ka kërkuar Grupit Parlamentar të PDK-së të tërhiqet nga propozimi procedural që Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara…

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Driton Gojanin kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Deputetët, përmes votimit të fshehtë, zgjodhën Gojanin me 62 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, Ymer Fejzullahu,…

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hyni Mehani, ka kritikuar PDK-në për, siç ka thënë, përdorimin e UÇK-së dhe vendimit të 16 shtatorit në Hagë për përfitime politike. Mehani ka akuzuar PDK-në se po tenton të…

Qytetarë të mbledhur jashtë Kuvendit të Kosovës po kërkojnë nga deputetët që të votojnë në lexim të dytë Projektligjin për Dhomat e Specializuara. Disa protestues kanë hedhur mjete, ndërsa në protestë…

Analisti Shkëlzen Gashi ka kritikuar opozitën për mënyrën e veprimit, duke thënë se vendimet e marra nga inati mund të sjellin pasoja negative. “Kur vepron prej inatit, zakonisht s’e zgjedh atë që të shërben ty, por atë…

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, pas përplasjeve mes deputetit të kësaj partie, Arian Tahiri, dhe kryesueses së Kuvendit, Albulena Haxhiu. I vetmi deputet…

Projektligji për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka kaluar leximin e parë në Kuvendin e Kosovës. Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se…

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që të votohet mocioni për shmangien e procedurave për shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për…

Njohësi i çështjeve ligjore nga Instituti Demokratik i Kosovës, Vullnet Bugaqku, paralajmëron se Kuvendi mund ta shkelë Rregulloren e punës dhe, për pasojë, Kushtetutën, nëse projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e…

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka reaguar pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, në vlerë prej 60…

]Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë seancës së sotme u ka bërë thirrje protestuesve që po qëndrojnë para Kuvendit që të ruajnë qetësinë dhe karakterin paqësor të protestës. Haxhiu ka…

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Driton Gojanin kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Në procesin e votimit morën pjesë 69 deputetë. Gojani siguroi 62 vota, ndërsa kundërkandidati Ymer Fejzullahu mori 7…

Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, ka miratuar tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian në kuadër të programeve IPA 2021, IPA 2022 dhe IPA 2026–2027. Deputetët kanë…

Kuvendi i Kosovës ka nisur procedurën për zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), me opozitën që ka kritikuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve të propozuar…

Kurti pranon urime nga Gjermania, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi

Tahiri flet për zgjedhjen e presidentit: Nuk shoh reflektim të situatës

Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën lidhur me aktgjykimin e Speciales

Ngrehja zvarrë e deputetit Rexhepi, reagon Vetëvendosje

Kuvendi votoi, por diplomacia sapo fillon

Nga Ukraina në Lindjen e Mesme – bota përballë një rendi të ri sigurie-pasigurie

Kush bën keq në heshtje paguan me .. Skandal

Kur shoqëria humb kufirin mes publikes dhe privates

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Dafina Zeqiri ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke shkëlqyer me stilin dhe elegancën që e…

Aktorja britanike Hannah Waddingham tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris, ku mori pjesë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *