Vjedhje nafte në NTP-në e Shkupit, kapen dy punonjës, Gjorgjievski paralajmëron largimin e tyre nga puna
Dy punonjës të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik në Shkup dyshohet se kanë vjedhur naftë nga pompa për furnizimin e autobusëve në bazën e Ndërmarrjes në Gjorçe Petrov. Rasti është zbuluar mbrëmjen e 26 nëntorit nga kontrolli i brendshëm i NTP-së, ndërsa menjëherë është njoftuar policia.
“Më datë 26.11.2026, në orën 22:20, në SPB Shkup është raportuar se në NTP – Baza në Gjorçe Petrov, dy punonjës kanë kryer vjedhje të naftës nga pompa për furnizimin me naftë të autobusëve, e cila ndodhet brenda hapësirave të ndërmarrjes. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzimi përkatës” thanë nga MPB.
Të dyshuar janë dy punonjës të ndërmarrjes. Ata dyshohet se kanë vjedhur naftë.Pas dokumentimit të rastit dorëzojmë kallëzim përkatës
Për rastin ka reaguar edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, i cili bëri të ditur se punonjësit janë kapur nga kontrolli i brendshëm dhe se do të largohen nga puna. Ai pret që Prokuroria Publike të hapë procedurë dhe përgjegjësit të japin llogari para ligjit.
“Çdo litër naftë në ato garazhe është paguar me paratë tuaja, që autobusët e NQP-së t’ju çojnë në punë, në shkollë dhe në shtëpi. Obligimi im është të mbroj çdo denar tuajin. Kushdo që guxon të përvetësojë paratë tuaja, do të sanksionohet. Pa përjashtim!” deklaroi Orce Gjorgjievski, kryetar I Qytetit të Shkupit.
Punonjësit janë zbuluar nga kontrolli i brendshëm i NTP-së.Punonjësit do të largohen nga puna. Prokuroria, procedurë për rastin.Keqpërdorimi i parasë publike nuk do të tolerohet.
