TË FUNDIT

Vjedhin një veturë në oborrin e një shtëpie në Shtime, rasti po hetohet

Një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij të cilën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00 në rrugën “Shotë Galica”, në Shtime.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Shotë Galica, Shtime 24.11.2026 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e tij, të cilën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *