TË FUNDIT

Nisën debatet për Kodin e ri Penal, në fokus keqpërdorimi i detyrës zyrtare

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka bërë të ditur nisjen e debateve publike dhe profesionale për hartimin e Kodit të ri Penal, i cili synon të sjellë ndryshime në sistemin e drejtësisë penale në Maqedoninë e Veriut.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Shasivari bëri të ditur se diskutimet kanë nisur në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ku po shqyrtohet reforma më e gjerë e legjislacionit penal në tri dekadat e fundit.

Sipas ministrit, me Kodin e ri Penal propozohet përgjegjësi më e rreptë penale për keqpërdorimin e funksioneve publike, mbrojtje më efikase të interesit publik dhe harmonizim i legjislacionit me standardet evropiane.

Shasivari theksoi se synimi është që përvoja, kritikat dhe propozimet e profesionistëve të përfshihen në tekstin përfundimtar të Kodit Penal.

Nisma parasheh edhe dënime deri në 15 vjet burg për format më të rënda të korrupsionit dhe keqpërdorimeve, sipas propozimeve të prezantuara për reformën. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *